RTSH 24 Live

Greqi

Cipras: Ka ardhur koha të bëjmë histori në Ballkan

16/12/2020

Cipras: Ka ardhur koha të bëjmë histori në Ballkan

Nëse Marrëveshja historike e Prespës na mëson ndonjë gjë, është koha të bëjmë histori në Ballkan, në vend që të bllokohemi në të, shkroi në Twitter, lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras me rastin e pranimit të Çmimit të Paqes bashkë me kryeministrin Zoran Zaev.

“Është nder të pranosh Çmimin e Paqes së Hesenit dhe ta ndash atë me një mik si Zoran Zaev. Shpresoj se kjo u jep forcë njerëzve në Maqedoninë e Veriut që të vazhdojnë të luftojnë për të ardhmen e tyre të merituar dhe të shumëpritur europiane”, theksoi Cipras.

“Nëse Marrëveshja historike e Prespës na mëson ndonjë gjë, është koha të bëjmë histori në Ballkan, në vend që të bllokohemi në të”, shtoi Cipras në mesazhin e tij në Twitter.

Kryetari i Kuvendit Krahinor të Hesenit, Boris Rajn, në një ceremoni të veçantë nderoi me Çmimin e Paqes së Hesenit për vitin 2020, kryeministrin Zoran Zaev dhe ish-kryeministrin grek, Aleksis Cipras.