RTSH 24 Live

Art

Çipa zëri gurgullues i bregut shqiptar!

18/02/2021

Çipa  zëri gurgullues i bregut shqiptar!

Dhimbje dhe vlerësim maksimal për Lefter Çipën,  mjeshtri i madh i poezisë dhe këngës popullore shqiptare i cili u shua të enjten në moshën 79 vjeçare. 
Presidenti shqiptar Ilir Meta e konsideroi "legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare". "Krijuesi brilant i Bregut, me frymëzim thellësisht kombëtar, iku në përjetësi, për të na lënë të gjithëve një trashëgimi të vyer artistike e kulturore, ku spikatin perlat e polifonisë shqiptare të krijuara mjeshtërisht prej tij dhe që do këndohen në jetë të jetëve, sa të ketë shqiptarë" shkruan zoti Meta.
Për kryeministrin Edi Rama "LEFTER ÇIPA ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar, që i dha jetë një thesari perlash polifonike dhe sot iku nga kjo botë, duke lënë pas jehonën e pashuajtshme të perlave të tij".
"Krijuesi brilant i Bregut, me frymëzim thellësisht kombëtar, iku në përjetësi, për të na lënë të gjithëve një trashëgimi të vyer artistike e kulturore, ku spikatin perlat e polifonisë shqiptare të krijuara mjeshtërisht prej tij dhe që do këndohen në jetë të jetëve, sa të ketë shqiptarë" shkruan nga ana e tij kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi.