RTSH 24 Live

Kuriozitete

Cilat janë përfitimet shëndetësore të agjërimit? 

13/04/2021

Cilat janë përfitimet shëndetësore të agjërimit? 

Besimtarët myslimanë shqiptarë, ashtu si mbarë bota myslimane, kanë nisur tashmë agjërimin në muajin e Ramazanit.
Përveçse përfitimeve nga ana psikologjike dhe pastrimit shpirtëror, agjërimi ka edhe përfitime shëndetësore. 
- Agjërimi përmirëson nivelin e yndyrës në gjak. Një studim i kryer në vitin 1997 ka treguar se agjërimi ul nivelet e "LDL" (low density lipoproteine, kolesteroli i keq), prej 8 përqind, ulje të niveleve të triglicerideve me 30 për qind dhe rritje të "HDL" (high density lipoprotein, apo kolesteroli i mirë) me 14.3 përqind, duke mbrojtur kështu zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare. 
- Agjërimi përmirëson gjithashtu ndjeshmërinë kundrejt innsulinës. Ai ka treguar të ketë një efekt pozitiv mbi ndjeshmërinë e insulinës, duke e lejuar që të tolerojë më mirë karbohidratet (sheqernat). Një studim tregoi se pas periudhave të agjërimit, insulina bëhet më efektive në qelizat e trupit tonë.
- Agjërimi përshpejton metabolizmin. Ai i jep sistemit të tretjes një pushim dhe kjo mund të aktivizojë sistemin e metabolizmit për të djegur me shumë kalori.
- Agjërimi përmirëson funksionin e trurit. Ai nxit prodhimin e një proteine të quajtur brain-derived neurotrophic factor (BDNF). Ajo aktivizon qelizat embrionale të trurit për t'i kthyer në neurone të reja dhe shkakton kimikate të tjera të shumta që promovojnë shëndetin nervor. Kjo proteinë gjithashtu mbron qelizat e trurit nga ndryshimet e shoqëruara nga sëmundjet e Alzheimer dhe Parkinsonit. 
- Agjërimi përmirëson sistemin imunitar. Ai redukton dëmet nga radikalet e lira, rregullon kushtet inflamatore në trup dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene. Agjërimi na lejon të ndihemi më mirë si psiqikisht dhe fizikisht. Me një trup të lehtë dhe një mendje të qartë, njeriu bëhet më i vetëdijshëm dhe mirënjohës për gjërat rreth tij. 
- Agjërimi ndihmon për të pastruar lëkurën dhe për të parandaluar aknet. Kjo sepse gjatë agjërimit marrin finksion energjitë e saj rigjeneruese. Kjo ndihmon trupin për të pastruar toksinat dhe për të rregulluar funksionimin e organeve të tjera të trupit si mëlçia, veshka dhe pjesë të tjera.