RTSH 24 Live

Aktualitet

Çfarë pritet të diskutohet në Samitin e NATO-s në Uashington, gazetarja e RTSH jep detaje

09/07/2024

Çfarë pritet të diskutohet në Samitin e NATO-s në Uashington, gazetarja e RTSH jep detaje

Ka nisur sot Samiti i NATO-s në Uashington, ku udhëheqësit e aleancës ushtarake të Perëndimit do kremtojnë 75 vjetorin e krijimit të saj.

Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani, e cila po ndjek nga afër këtë Samit raporton se, “Samiti i Uashingtonit , që do të zgjasë deri më 11 korrik, përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe të pranishëm janë 32 kryetarët e shteteve të vendeve anëtare por dhe përfaqësues dhe panterë të tjerë që kanë udhëhequr këtë organizatë.

Sipas gazetares të RTSH-së që po ndjek nga afër punimet e këtij Samiti, Denada Shkodrani u shpreh se Presidenti I SHBA-së, Joe Biden, i cili ndodhet disa javë zgjedhjeve presidenciale, ka deklaruar se Samiti I Uashingtonit do të demonstroi edhe një herë forcën dhe angazhimin e SHBA-së ndaj Ukrainës.

Ukraina do të jetë çështja kryesore u shpreh gazetarja Shkodrani, përgjatë zhvillimit të këtij Samiti.

Por përveç çështjes së Ukrainë, u shpreh gazetarja,  pritet për tu diskutuar dhe dy tema të tjera që janë me shumë interes dhe inpakti të gjerë.

“Do të diskutohen dhe çështje që kanë të bëjnë me sigurinë  globale apo dhe çështjet e klimës”.

Pjesë e këtej samiti është dhe delegacioni shqiptar që kryesohet nga kreu i qeverisë, Edi Rama, nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe ministria e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Ministri Hasani do të marrë pjesë në takimin e bashkëorganizuar nga Kanadaja, Gjermania dhe SHBA-të, mbi ndryshimet klimatike si dhe në takimin e punës për Gratë, Paqja dhe Siguria, i cili do të trajtojë sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë. Gjatë samitit, Ministri Hasani do të ketë takime bilaterale me homologë të Kanadasë, Polonisë, Holandës, Spanjës, Portugalisë, Islandës etj.”  tha Shkodrani

Kryeministri Edi Rama do të jenë të pranishëm për gjatë gjithë zhvillimit të këtij Samiti ku udhëheqësit e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca dhe do të sigurojnë që NATO të mbetet e gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfide.

Ndërkaq, duke zbardhur agjendën e kryeministrit shqiptar, Shkodrani tha se do të zhvillojë një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani si dhe me krerë të tjerë të shteteve pjesëmarrëse në këtë vend të rëndësishëm për sigurinë globale.