RTSH 24 Live

Lifestyle

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni sasi të tepruara të mishit?

07/05/2021

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni sasi të tepruara të mishit?

Edhe pse mishi është një pjesë e rëndësishme e dietës tuaj, ngrënia e tepërt e tij mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj. Kjo nuk do të thotë që duhet t’i hiqni ato biftekët e shijshëm nga dreka juaj plotësisht, por është mirë të informoheni se çfarë pasojash mumd të ketë tek trupi juaj.
1. Mund të krijoni gurë në veshka.
Proteinat me bazë shtazore kanë shumë përbërje të quajtura purina . Këto ndahen në acid urik, dhe nëse keni shumë nga ky acid, mund të krijoni gurë në veshka . Ju mund ta shmangni këtë duke kufizuar konsumin e mishit, dhe gjithashtu duke pirë shumë ujë.
2. Ju mund të dehidratoheni
Për shkak të një tepricë të atij acidi urik për të cilin folëm më lart, ju mund të ndjeheni më të etur se zakonisht. Veshkat tuaja kanë nevojë për ujë për të holluar çdo mbetje toksike, prandaj sigurohuni që të keni ujë me vete në çdo kohë, kudo që të jeni
4. Mund të keni dhimbje koke.
Mungesa e hidratimit gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke. Ajo bën që gjaku të jetë më i trashë, që do të thotë që një rrjedhje e reduktuar e  oksigjenit arrin në tru. Nga ana tjetër, disa produkte me bazë mishi si sallami ose hotdogs përmbajnë nitrate, të cilat mund të rrisin rrjedhjen e gjakut në tru.
5. Mund të keni probleme me zemrën.
Sa më shumë fibra të keni në dietën tuaj, aq më e mbrojtur është zemra juaj. Nëse hani kryesisht mish, atëherë nuk keni një nivel të lartë të fibrave. Mishi i kuq , veçanërisht, mund të dëmtojë zemrën tuaj. Mund të trefishojë rreziqet tuaja të problemeve të lidhura me zemrën dhe përmban shumë yndyrna të ngopura. Yndyrnat e ngopura rrisin nivelin e kolesterolit të keq . (A. Çejku)
6.Ju mund të keni probleme me flokët dhe lëkurën.
Produktet e mishit rrallë kanë ndonjë vitaminë C.  Vitamina C  luan një rol vendimtar në formimin e kolagjenit, një proteinë që e bën lëkurën tuaj, flokët, thonjtë, kockat dhe më shumë, të duken shumë më mirë. Nëse vëreni ndryshime të pakëndshme në flokët dhe lëkurën tuaj, atëherë mund t'ju duhet të rishikoni dietën tuaj dhe të reduktoni  ngrënien e mishit.