RTSH 24 Live

Lifestyle

Çfarë duhet të dini për pagjumësinë

27/01/2023

Çfarë duhet të dini për pagjumësinë

Pagjumësia është një çrregullim i gjumit i karakterizuar nga vështirësitë për të fjetur, për të qëndruar në gjumë ose për të bërë një gjumë cilësor.  

Sipas një rishikimi të vitit 2022 të botuar në revistën Sleep Medicine Clinics afërsisht 10 për qind e popullsisë së rritur globale vuan nga çrregullimi i pagjumësisë, ndërsa 20 për qind përjetojnë simptoma të rastësishme të pagjumësisë.

Individët që vuajnë nga kjo gjendje mund të ndihen të përgjumur gjatë ditës, të kenë vështirësi në përqendrim për të mësuar dhe mund të ndjehen nervoz ose të shqetësuar, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit. Individët e privuar nga gjumi gjithashtu priren të kenë nivele të larta të kortizolit të hormonit të stresit dhe imunitet të ulur.

Sipas studimeve, pagjumësia mund të klasifikohet si afatshkurtër ose afatgjatë (kronike). Pagjumësia afatshkurtër mund të zgjasë për disa ditë ose javë dhe zakonisht shkaktohet nga stresi ose ndryshimet në orarin ose mjedisin e një personi. Pagjumësia kronike diagnostikohet kur simptomat shfaqen tre ose më shumë netë në javë, zgjasin më shumë se tre muaj dhe nuk mund të shpjegohen plotësisht me një problem tjetër shëndetësor.

Në disa raste, pagjumësia është një efekt anësor i një gjendjeje tjetër mjekësore si apnea e gjumit , hipotiroidizmi ose sindroma e këmbëve të shqetësuara, çrregullimi njihet si pagjumësi dytësore, sipas ekspertëve.

Mënyra se si trajtohet pagjumësia mund të varet nëse simptomat klasifikohen si kalimtare (që zgjasin më pak se një muaj), afatshkurtra (një deri në gjashtë muaj) ose kronike (që zgjasin më shumë se gjashtë muaj), thonë studiuesit për Live Science.

/rtsh.al/