RTSH 24 Live

Ekonomi

Çfarë do të ndodhë me naftën në Shqipëri?

08/02/2023

Çfarë do të ndodhë me naftën në Shqipëri?

Shqipëria vijon të shesë naftë të shtrenjtë në tregun e saj të brendshëm, ndikuar nga çmimi në Mesdhe dhe kursi i këmbimit. Kontratat e së ardhmes flasin për një tendencë në rritje të çmimit të naftë, që pritet të pasqyrohet në vend. Ja shifrat në tregun vendas dhe atë të huaj!

 

Grafiku që shikoni është pasqyrim i çmimit të kontratave të së ardhmes për naftën e papërpunuar. Brent i Londrës tregon një tendencë në rritje të çmmit të arit të zi. Analistët e komentojnë këtë tendencë si rrjedhojë e të dhënave të forta ekonomike të SHBA-së. Brent Crude po përpiqet sërish të thyejë rezistencën në 87 $/fuçi. Banka të ndryshme parashikojnë se Brent Crude do të rritet në 100 $/fuçi me rritjen e kërkesës kineze.

Nga ana tjetër tregtarët presin që Rezerva Federale t'i japë fund rritjes së normës së saj në dy muaj, gjë që mund të rrisë çmimet e naftës për shkak të marrëdhënies përgjithësisht të kundërt midis normave dhe çmimeve të naftës.

Sipas një raporti të Reuters, Fed mund të përfundojë politikën e saj të rritjes së normave në mars.

Ndërkohë analistët thonë se normat më të larta të interesit po pengojnë fitimet nga rritja e çmimeve, pasi ka të ngjarë të kufizojnë rritjen ekonomike dhe rritjen e kërkesës për karburant.

Njëfarë stabiliteti mund të vijë nga takimi i OPEC+ këtë javë pasi nuk ka pritje për ndonjë ndryshim në politikën aktuale të kartelit. Kina mbetet faktori më i madh rritës për çmimet e naftës.

Rusia në anën e ofertës dhe Kina në anën e kërkesës, mund të sjellin luhaten me më shumë se 1 milion fuçi në ditë mbi ose nën pritshmëritë, thonë ekspertët e tregut.

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), tha se rimëkëmbja e Kinës mund të nxisë ndryshime në çmimin e naftës.

Kufizimet e çmimeve për produktet ruse gjithashtu hynë në fuqi të dielën. Vendet e G7-ës, Bashkimi Europian dhe Australia ranë dakord për vendosjen e çmimeve kufi prej 100 dollarë për fuçi për naftën.

Në Shqipëri çmimi i karburanteve po mbahen nën monitorim nga Bordi i Transparencës, i cili ka ndërhyrë disa herë brenda javës për të korrektuar çmimin në pompë. Kjo është tabela e çmimeve mesatare të tregut shqiptar krahasuar me atë europian, për naftën, benzinën dhe gazin duke filluar nga 6 shkurti.

/ rtsh.al /