RTSH 24 Live

Politikë

Çështja McGonigal, Gjiknuri në “Publikisht”: Debat i stisur nga opozita, ushqim për militantët e tyre

07/02/2023

Çështja McGonigal, Gjiknuri në “Publikisht”: Debat i stisur nga opozita, ushqim për militantët e tyre

Një debat të stisur nga opozita, kështu i ka konsideruar Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri akuzat e hedhura në drejtim të kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen McGonigal.

I ftuar në emisionin “Publikisht”, Gjiknuri u shpreh se fakti se Rama ka takuar McGonigal si agjent të FBI-së, nuk e fajëson atë, teksa thekson se në aktakuzë nuk ka asgjë që të implikojë kreun e qeverisë.

Çështja McGonigal është është debat i stisur nga opozita. Ne jemi thjesht territori gjeografik ku ai ka ardhur. Fakti që kryeministri e ka takuar, për çfarë e fajëson? Atë e kam takuar edhe unë. Ai nuk e ka fshehur që e ka takuar. Nëse do ishte në akuzë, të dilte që këto para kanë dalë nga qeveria Rama jam dakord, këtu ka korrupsion. Por nuk ka dalë, pse duhet ta themi ne këtë se dikush do të vijë në pushtet?”, tha Gjiknuri.

Sipas tij, debati i krijuar në vend si pasojë e kësaj çështje dëmton imazhin e vendit, teksa ngre pyetjen nëse qëllimi i opozitës është të destabilizojë vendin.

Nuk është gjë e mirë për imazhin aq më tëpër kur kthehet në debat brenda vendit. Kush është qëllimi të destabilizojmë këtë vend? Unë isha në SHBA para disa ditësh dhe kjo çështje nuk u ngrit. Shqipëria përdoret si territor ku ka ndodhur diçka, por nga akuza nuk ka asgjë që të implikojë qeverinë shqiptare. Kërkojnë largimin e Ramës, por po të vendoset ky standard që të ikë kryeministri se publikohen lajme në mediat ndërkombëtare? Nuk ka logjikë politike, po ta shohësh logjika e opozitës kjo është, të ndodhë një skandal që ta përmbysim. Pritën një ngajrje për të treguar se janë aty. I njëjti skenarë që kemi parë gjithmonë, ushqim për militantët e tyre, por nuk do prodhojë gjë se në Shqipëri nuk vihet në pushtet me dhunë”, u shpreh Gjiknuri.

PD ka hedhur akuza ndaj Kryeministrit Rama dhe këshilltarëve të tij për lidhjen me McGonigal, ku sipas saj, kreu i qeverisë ka përdorur ish-zyrtarin e lartë të FBI-së për favore të qeverisë dhe në dëm të opozitës. Kryeministri Edi Rama ka reaguar jo pak herë duke i hedhur poshtë akuzat.

/rtsh.al/