RTSH 24 Live

Kronika

Çështja e inceneratorëve, ndalohet në Austri një nga administratorët, Stela Gugallja

07/02/2023

Çështja e inceneratorëve,  ndalohet në Austri një nga administratorët, Stela Gugallja

Një vit nga shpallja në kërkim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve, është ndaluar në Austri një nga administratorët, Stela Gugallja, e cila mësohet të jetë thirrur nga autoritetet ligjore austriake për ta vënë në dijeni mbi nisjen e procedurave të ekstradimit për llogari të drejtësisë shqiptare.

Lajmi konfirmohet jo zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka percjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshem për proçedurën e ekstradimit. Ende nuk është zyrtare por, nga ana tjetër edhe Gugallja mësohet të ketë nisur procedurat për azil. 

Në Janar të vitit 2022 Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për abuzim në ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Për këtë çështje në pranga u vu edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka.

/ rtsh.al/