RTSH 24 Live

Politikë

Çështja "Berisha", Basha: S’ka Kuvend të PD që shqyrton vendimet e SHBA!

22/09/2021

Çështja "Berisha", Basha: S’ka Kuvend të PD që shqyrton vendimet e SHBA!

Kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për pazare mes tij dhe kryeministrit socialist Rama, ndërsa deklaroi me vendosmëri se forumet e PD nuk do të shqyrtojnë vendimet e SHBA.
“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës. Dje Sali Berisha më ja akuzuar për "peng të Edi Ramës. E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodh kurrë!. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje" tha zoti Basha para mediave të  mërkurën. 
"PD po ecën përpara. Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i çdo demokrati dhe këtij do t’i qëndrojë me përkushtim" tha zoti Basha.
Ai ka patur një përgjigje edhe për zotin Berisha dhe të gjithë kundërshtarët e tij që po kërkojnë kuvend të Partisë Demokratike për të shqyrtuar vendimin për përjashtimin e Berishës, pas SHBA e shpalli atë "të padëshirueshëm".
“Sa i përket pretendimeve për referendume dhe Kuvende, Kuvend të PD për të marrë në shqyrtim vendimet e Qeverisë amerikane nuk ka për të pasur. Objektivat tona janë përballje me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Nuk ka për tyë për pasur Kuvend të PD që shqyrton vendimet e Qeverisë" tha zoti Basha.