RTSH 24 Live

Kronika

Çerifikohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, KQZ shpërndau sot mandatet e deputetëve të rinj të Kuvendit

23/06/2021

Çerifikohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit,  KQZ shpërndau sot mandatet e deputetëve të rinj të Kuvendit

Merr fund saga e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sot u certifikua dhënia e mandateve të deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë që do të nisin punën në shtator me legjislaturën e 11 të Kuvendit të Shqipërisë. Të mërkurën Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi miratoi shpërndarjen e mandateve të deputetëve për cdo parti, bazuar mbi atë cfarë subjektet zgjedhore fituan nga konkurimi në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas vendimit të komisionerit Partia Socialiste mori 74 mandate deputetësh,  Partia Demokratike 59 mandate deputetësh, Lëvizja Lëvizje për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate 3 mandate.  
Procesi i shpalljes së numrit të mandateve zgjati rreth 30 minuta pasi zyrtarisht Komisioneri shtetëor vetëm formalizon numrin e mandateve pasi më herët hetimin dhe verifikimin e rregullsisë së zgjedhjeve e ka bërë Kolegji Zgjedhor.
KQZ shpall certifikimin e zgjedhjeve parlamentare plot dy muaj pasi përfundoi procesi i votimit nga qytetarët dhe pasi më herët Këshilli i ankesave në KQZ dhe Kolegji Zgjedhor kanë mbyllur zyrtarisht edhe gjithë procesin e ankimimit nga subjektet politike.
Shpalljen e rezultatit përfundimtar pritet ta bëjë sipas ligjit Këshilli i Ankesave dhe Sanksioneve, të cilit i takon sipas ligjit certifikimi i tabelës përfundimtare të rezultateve.