RTSH 24 Live

Ekonomi

Censi në Gjirokastër/ Kryebashkiaku Golemi: Procesi na ndihmon në hartimin e strategjive

15/09/2023

Censi në Gjirokastër/ Kryebashkiaku Golemi: Procesi na ndihmon në hartimin e strategjive

Numërimi i popullsisë dhe i banesave, i cili nis më 18 shtator,  ka mbledhur ne nje takim perfaqsues të  pushtetit lokal dhe drejtueses së  zyrës së  INSTAT në Gjirokastër ku u diskutua per pergatitjet e fundit rreth nisjes së procesit të  Censusit.

“Tashmë, gjithçka është gati për fillimin e procesit te censusit” thekoi Përgjegjësja e Censusit në Gjirokastër, Martha Zhapa.

Duke vlerësuar rëndësinë që ka realizimi i Censusit, kryetar i bashkisë Flamur Golemi theksoi se të “dhënat e përftuara prej tij do të ndihmojnë edhe në hartimin e strategjive nga bashkia”.

Janë 59 regjistrues që do të nisin këtë proces, ku 40 do të jenë në Bashki dhe 19 regjistrues në gjashtë  njësitë administrative.

Pyetësori përmban rreth 100 kategori  pyetjesh për banesën, familjen, vendbanimin, punësimin apo bujqësinë dhe qytetarët kanë detyrimin që të përgjigjen.

Vetëm tre prej pyetjeve që lidhen me besimin, etninë dhe fenë do të jenë opsionionale për t’u përgjigjur.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/