RTSH 24 Live

Ekonomi

Ceno Klosi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

23/10/2021

Ceno Klosi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi

Këshilli i Ministrave miratoi emërimin e Ceno Klosit, në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Vendimi i mor në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ndërkohë që për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Klosi u emërua në krye të Tatimeve, pasi ish drejtoresha e këtij institucionin, Delina Ibrahimaj, u emërua ministre e Ekonomisë dhe Financave. Më herët Klosi ka mbajtur postim e drejtimit të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.