RTSH 24 Live

Televizion

Cënimi i arkivit të RTSH, lajm i rremë. Arkivi dixhital me siguri të lartë, nuk sulmohet dot nga jashtë

25/09/2021

Cënimi i arkivit të RTSH, lajm i rremë. Arkivi dixhital me siguri të lartë, nuk sulmohet dot nga jashtë

Në disa media on line ka qarkulluar në formë sensacionale një lajm sikur hakerat kanë sulmuar dhe kanë marrë në posedim arkivin dixhital të RTSH. Lajmi është i pavërtetë dhe askush nuk ka kërkuar informacion përpara botimit e ribotimit të tij në RTSH. Për këtë arsye RTSH sqaron publikun se nuk ka asnjë cënim të arkivit dixhital të tij.
Arkivi digjital i Radiotelevizionit Shqiptar i zhvilluar në vitet e fundit sipas të gjithë standarteve ndërkombëtare të sigurisë, është i mbrojtur me program Anti-Ransomware.
Programi i sigurisë përditëson vazhdimisht databazën e tij për llojet e sulmeve Ransomware dhe në mënyrë periodike bëhen edhe përmirësimet e sistemit, ku përmirësimi i fundit i sistemit Anti-Ransomware është bërë në muajin Gusht 2021.
Arkivi digjital i RTSH nuk është i ekspozuar (as me lidhje fizike as virtualisht) jashtë ambienteve të RTSH dhe procedurat që zbatohen për fshirjen e materialeve përfshijnë një hierarki të caktuar hapash sigurie dhe konfirmimi nga më shumë se dy persona.
Arkivi digjital i RTSH në asnjë rast nuk është prekur nga ndonje virus i llojit Ransomware.