RTSH 24 Live

Politikë

Çelja e negociatave, Rama thirrje Maqedonisë së Veriut: Pranoni propozimin e Macron

30/06/2022

Çelja e negociatave, Rama thirrje Maqedonisë së Veriut: Pranoni propozimin e Macron
Kryeministri Rama dhe Presidenti francez, Macron

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut të pranojnë propozimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron për të zgjidhur ngërçin me Bullgarinë dhe për t’i hapur rrugë në këtë mënyrë nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin në BE për Tiranën dhe Shkupin.

Me një postim në Twitter, Rama shkruan se propozimi francez, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezerva.

Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas dhe shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, shkruan Rama.

Propozimi i Macron i mbërriti sot qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në një reagim, kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u shpreh se propozimi do të kalojë në një proces të gjatë konsultimesh para se të merret një vendim.

/rtsh.al/