RTSH 24 Live

Art

Celine Dion zbulon se është diagnostikuar me sindromën e pashërueshme në moshën 54-vjeçare

08/12/2022

Celine Dion zbulon se është diagnostikuar me sindromën e pashërueshme në moshën 54-vjeçare

Celine Dion ka zbuluar se është diagnostikuar me sindromën e “personit të ngurtë”, një gjendje që do të thotë se muskujt e saj tensionohen në mënyrë të pakontrolluar.

Në një video Celine 54 vjeç u tha ndjekësve të saj pse iu desh të anulonte turneun e saj të ardhshëm evropian pasi po pajtohet me çrregullimin jashtëzakonisht të rrallë neurologjik.

Aktualisht nuk ka kurë për këtë gjendje e cila mund t'i lërë të sëmurët si "statuja njerëzore", ndonjëherë të paaftë për të ecur apo folur. Superylli kanadez Celine Dion u tha fansave të saj se po përpiqet të bëjë gjithçka që mundet për të minimizuar simptomat.

Ajo shpjegoi: “Siç e dini, unë kam qenë gjithmonë një libër i hapur dhe nuk kam qenë gati të them asgjë më parë, por jam gati tani. “Kam një kohë të gjatë që po përballem me probleme me shëndetin dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me sfidat e mia dhe të flas për gjithçka që kam kaluar. “Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindromi i personit të ngurtë, i cili prek një në një milion njerëz". Ajo përfundoi duke thënë se qëllimi i saj kryesor tani ishte të përqendrohej në shëndetin e saj.

/rtsh.al/