RTSH 24 Live

Art

Celine Dion anulon të gjitha shfaqjet për shkak të shëndetit të saj të dobët

28/05/2023

Celine Dion anulon të gjitha shfaqjet për shkak të shëndetit të saj të dobët

Celine Dion ka anuluar të gjitha shfaqjet e saj duke u thënë fansave se nuk është mjaft e fortë për të bërë turne pasi u diagnostikua me një çrregullim të rrallë neurologjik.

Këngëtarja zbuloi vitin e kaluar se vuante nga Sindroma Stiff-Person (SPS), që po ndikonte në profesionin e saj.

Këngëtarja Celine Dion ka anuluar të gjitha shfaqjet që kishte planifikuar për vitin 2023 dhe 2024.

“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Edhe pse më thyen zemrën, është më mirë që të anulojmë gjithçka derisa të jem vërtet gati të rikthehem në skenë. Unë nuk po dorëzohem... dhe mezi pres të të shoh përsëri!" tha këngëtarja në një deklaratë të postuar në Twitter.

/rtsh.al/