RTSH 24 Live

Kronika

Celibashi ripërsërit apelin për partitë: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit!

01/03/2021

Celibashi ripërsërit apelin për partitë: Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit!

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ripërsëritur sot thirrjen drejtuar partive politike që të dorëzojnë brenda afateve dokumentacionin e kandidimit dhe të mos e lënë për në momentin e fundit. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Celibashi kujton se në 8 mars është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark.“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, deklaron Celibashi.