RTSH 24 Live

Kronika

Celibashi për apelin e Kishës Katolike: Shitblerja e votës cënon vullnetin e lirë të qytetarëve

15/04/2021

Celibashi për apelin e Kishës Katolike: Shitblerja e votës cënon vullnetin e lirë të qytetarëve

Apelit kundër shitblerjes së votave të bërë sot nga Kisha Katolike në Shqipëri i është bashkaur edhe Kryekomisioneri për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi.

"I bashkohem apelit të  Ipeshkvijnjve të Kishës katolike tё Shqipërisë dhe Dom Gjergjit kundër shitblerjes së votës dhe praktikave negative që cenojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve.  Qytetarë, merrni pjesë, shprehni vullnetin TUAJ të lirë dhe të pandikuar. VOTONI", shkruan ai.