RTSH 24 Live

Kulturë

Çelet për herë të parë Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës! Rreth 300 artistë nga bota mblidhen në Tiranë

25/10/2022

Çelet për herë të parë Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës! Rreth 300 artistë nga bota mblidhen në Tiranë

Një ngjarje e rëndësishme artistike ka pasuruar repertorin e aktiviteteve kulturore në Tiranë. Për herë të parë në vendin tonë çelet Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës. Rreth 300 artistë nga e gjithë bota kanë sjellë rreth 500 vepra, të cilat janë ekspozuar në Galerinë e Artit Tiranë.

Një pjesë e mirë e këtyre veprave janë realizuar nga artistë shqiptarë. Në këtë edicion të parë të Bienales kanë konkuruar gjithsej 50 artistë nga Shqipëria, por vetëm 1 pre tyre ka mundur që të fitojë një çmim në kategorinë e artistëve të rinj.

Mbrëmjen e sotme në ceremoninë e dhënies së çmimeve do të jepen edhe 3 çmime për artistë për artistë nga vende të tjera. Ndërkohë, 240 nga këto vepra, janë dhuratë për fondin e Galerisë së Artit në Tiranë.

/rtsh/