RTSH 24 Live

Politikë

Çela uroi me foton e diktatorit, PD nismë parlamentare për dekomunistizimin

29/11/2021

Çela uroi me foton e diktatorit, PD nismë parlamentare për dekomunistizimin

Partia Demokratike propozoi sot nismë ligjore për të bërë të mundur procesin e dekomunistizimit të shoqërisë. Iniciativa u ndërrmor nga Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, pasi deputeti socialist Bujar Çela, uroi 28 nëntorin me një foto të diktatorit Enver Hoxha. “Rrasti i djeshëm i deputetit Bujar Çela tregon më së shumti që nuk është një rast i shkëputur, por më tepër se kaq. Shtron për diskutim nevojën për tu distancuar nga diktatura Enverhiste dhe ndikimi në të ardhmen. Urimi me foton e diktatorit Hoxha nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelje etike, por më tepër. Kjo tregon nevojën urgjente për dekomunizimin e shoqërisë shqiptare. Në emër të kolegëve deputetë, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë, si një reagim i domosdoshëm. Po përveç kësaj, ajo që ne kemi propozuar kryetarit të partisë, është që PD, të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare’, tha Alibeaj.