RTSH 24 Live

Kulturë

Çel siparin edicioni i 73-të i Festivalit të Sanremos, në Ariston sonte edhe Presidenti Mattarella

07/02/2023

Çel siparin edicioni i 73-të i Festivalit të Sanremos, në Ariston sonte edhe Presidenti Mattarella

Ka çelur siparin këtë të martë edicioni i 73-të i Festivalit të Sanremos. Gianni Morandi do të jetë përkrah Amadeus në prezantim, ndërsa Festivali u hap me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Në audiencë në sallën e Ariston, ishte edhe Presidenti italian Sergio Mattarella, presidenti i parë ndonjëherë që ndjek nga afër Festivalin, i cili u prit me ovacione dhe duartrokitje nga publiku. 

I pranishëm në këtë natë të parë ishte edhe aktori i njohur italian, Roberto Benigni. Të ftuar po ashtu ishin edhe fituesit e vitit të kaluar, Mahmood dhe Blanco, ndërsa mbretëresha e kësaj mbrëmje ishte  Chiara Ferragni e cila interpretoi një monolog.

Pesë netët e Festivalit të Sanremo-s 2023 do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH Muzikë dhe RADIO TIRANA 1.

 Janë 14 artisë në natën e parë të Festivalit:

Anna Oxa  – “Sali (Canto dell’anima)”

Ariete – “Mare di guai”

Colla Zio – “Non mi va”

Come_Cose – “L’addio”

I Cugini di Campgna – “Lettera 22″

Elodie – “Due”

Gianluca Grignani – “Quando ti manca il fiato”

gIANMARIA – “Mostro” (Monster)

Leo Gassman – “Terzo cuore”

Mara Sattei – “Duemilaminuti”

Marco Mengoni – “Due vite”

Mr. Rain – “Supereroi”

OLLY – “Polvere”

Ultimo – “Alba”

/rtsh.al/