RTSH 24 Live

Aktualitet

Caktohet gjykim pa avokatë mbrojtës për të pandehurit e çështjes "Shullazi"

24/11/2021

Caktohet gjykim pa avokatë mbrojtës për të pandehurit e çështjes "Shullazi"

Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore për Blerim Shullazin dhe Gilman Dodanin, pa avokatë mbrojtës në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Kjo gjë ka sjellë debate të forta në sallë. Gjykata ka marrë vendim në bazë të refuzimit të tyre për mbrojtje duke e cilësuar si shtyrje të qëllimshme të procesit dhe pse kanë mundësi të përballojnë avokatët financiarisht.

Seanca gjyqësore sot është zhvilluar pa avokatë mbrojtës dhe vetëm me të pandehurin Endrit Qyqja në sallë gjyqësore. Gjatë një deklarate për mediat avokati i Shullazit, Vladimir Meçe tha se është veprimi më skandaloz i kryer ndonjëherë nga ndonjë gjykatë në vend dhe është duke u shkelur ligji. Meçe shtoi se nuk mund të shkelen nenet e Kushtetutës nga vetë trupa gjykuese.

 “Gjatë seancës u bë një debat shumë i gjatë sepse e drejta e mbrojtjes prevalon mbi cdo tjetër. Emiljano Muca dhe Daniela Shirka kanë pasur konflikt në gjykimin e këtij rasti madje Muça ka dhënë dorëheqjen. Rezaurimi i listës së avokatëve sepse kjo gjykatë mbështetet te avokatë të listës që janë ose të sëmurë, me kemp, një tjetër është kujdesur për djalin. U zgjodhën avokatë nga lista për të dy të pandehurit. Është vendim i pashembullt, i padëgjuar, séance pa prezencën e avokatëve mbrojtjes madje as Shullazi. Ne jemi në shërbim të tyre dhe jo në të gjykatës, detyrën e bëjmë deri në fund por ky vendim është skandaloz na bëri që të kërkojmë dhe përjashtimin e trupës gjykuese. Jo vetëm do e bëjmë publik këtë veprim të gjykatës por do u drejtohemi të gjitha organeveve kompetente”-u shpreh Meçe.