RTSH 24 Live

Ekonomi

Buxheti për vitin 2024/ Milva Ekonomi: Përmbushim detyrimin prej 2% të GDP për NATO-n.- Do rriten pensionet dhe pagat

16/11/2023

Buxheti për vitin 2024/ Milva Ekonomi: Përmbushim detyrimin prej 2% të GDP për NATO-n.- Do rriten pensionet dhe pagat

Deputetja e Partisë Socialiste dhe anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi e konsideroj si pr/buxhetin ekonomik më të lartë historik për Shqipëri.

E ftuar në emisionin “EKSPRES”, deputetja Ekonomi u shpreh se fal parashikimet e bëra nga qeveria në këtë periudhë ekonomia shqiptare po performon shumë mirë ndaj konsiderohet si buxheti më i madh që do të jetë 7 miliard € .

“Ekonomia shqiptare është një ekonomi që ka performuar shumë mirë, që institucionet ndërkombëtare dhe ato të të zhvillimit e kanë cilësuar si ekonomi të shëndetshme , ndaj për ketë arsye të ardhurat janë rritur më shumë nga pritshmëria”.

Fal kësaj performance, tha deputetja socialiste, bëri që buxheti, sidomos për shpenzimet, të planifikohej me rritje dhe për të ardhurat, dhe buxheti do të jetë mbi 7 miliard € euro.

“Ky është një buxhet që përpiqet të mbaj ritmin e rritjes ekonomike duke shpërndarë në mënyrë kapilare duke rritur mirëqenien e individëve, kërkon të nxis punësimin cilësor dhe të marri në konsideratë grupet që kanë nevojë për përkrahje dhe të ketë kujdes për shëndetshmërinë fiskale”, u shpreh Ekonomi.

Fal këtyre parashikimeve tha ajo, një tregues tjetër është dhe shtylla e borxhit publik, që sipas saj,  është në nivel rënës duke mbajtur në konsideratë gjithë rekomandimet e institucionet ndërkombëtare.

Një pjesë e  mirë e buxhetit të ri për 2024 do të kaloj për rritjen e pagave dhe pensioneve, sipas Ekonomit, ndaj tha ajo, “qeveria miratoi një reformë të pagave duke u miratuar ligje për nivelin e pagave , për mënyrën si tatohen. Kështu viti që vjen do ketë vazhdimin e rritjes së pagave dhe mesviti i 2024 parashikon që paga mesatare në Republikën e Shqipërisë të jetë 900 €”.

“Në këtë pjesë të buxhetit shihet me kujdes pjesën e pagave që do të rritet për çdo kategori si për administratën publike, për mjekët, për infermierët, për mësuesit, për punonjësit e policisë, ushtarakët, punonjësit e emergjencës civile, etj.

Fakti që paga do shkoj 900 €, nënvizoi Ekonomi, në mesin e vitit të ardhshëm nuk është një gjë që vjen vetiu por është një gjë e planifikuar me shumë kujdes në këtë buxhet. Sot paga minimale në vend është 400 mijë  lekë të vjetra që nuk është e tatueshme.

“Bujqësia shqiptare duke qenë shumë e fragmentarizuar nuk kishte mundësi për të rritur produktivitetin . ndaj  u mendua që bujqësia të mbështetej me projekte horizontale, që kanë të bëjnë me ujitjen dhe kullimin. Kjo është pjesa më madhe por nuk mbeten pas dhe pjesa e punëve në infrastrukturë shkollore, rrugore, hekurudhore, infrastruktura portale, etj”shtoi ajo.

Një tjetër zë shumë i rëndësishëm sipas znj. Ekonomi, është dhe përmbushja e detyrimeve financiare që ka Shqipëria si anëtare e NATO-s.

“Një nga vendimet më të rëndësishme është rritja e buxhetit për NATO-n, dhe përmbushet detyrimi ynë që kemi 2%. Si anëtar i NATO-s duhet të tregojmë për të qenë përkrah aleatëve dhe ka mirëkuptimin e gjithë  Parlamentit”, përfundoj deputetja Ekonomi.  

/rtsh.al/