Buxheti për pushtetin vendor për vitin 2024 do të jetë 71 miliardë lekë çka shënon një rritje 10.4 përqind krahasuar me 2023.
Ky buxhet për 61 bashkitë e vendit është i përqendruar në turizëm, rindërtimi dhe rritja e pagave.
Për Drejtoreshën e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici kjo rritje e Buxhetit të Shtetit është një lëvizje pozitive.
“Rritja është e domosdoshme pasi do të çojë drejt përmirësimit të shërbimit, drejt një autonomia. Kështu që për ne do të jetë pozitive ajo që buxheti i përgjithshë është 10.4 përqind më i lartë" dekklaroi ajo.
Buxheti i shtetit në formën e transfertave të pakushtëzuara i jep bashkive 36.5 miliardë lekë çka shënon një rritje rreth 16 përqind nga 2023 e ky buxhet është i llogaritur në bazë të një formule të përcaktuar në ligj, por për Farricin edhe fondet që jepen si transferta speciale duhet që një pjesë e tyre të kalojnë me formule.
“Fondet e dedikuar për qeverisjen në investime lokale duhet të ketë një ndarje proporcionale ku nëse janë dedikur x lekë për investime, një përgjindje të shpërndahet për të gjitha bashkitë ndërsa një përqindje tjetër të shpërndahet si grante kompetitive ku bashkitë të konkurrojnë më njëra tjetrën”, tha ajo.
Edhe pse këtë vit nuk u arrit rritja e përqindjes që marrin bashkitë nga renta minerare, Farrici thotë se lobimi duhet të vazhdojë në mënyrë që të arrihet ndodhte në vitin 2025 nga 5% në 25 % renta minerare që marrin bashkitë.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh/