RTSH 24 Live

Ekonomi

Bursat europiane në rënie të lehtë pas tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit

16/11/2022

Bursat europiane në rënie të lehtë pas tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit

Investitorët europianë po tregohen të kujdesshëm në sesionin e së mërkurës, për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike me Rusisë dhe Perëndimit, njofton ScanTv. 

Një raketë goditi territorin e Polonisë të martën , që është një vend anëtar i NATO-s. 

Njëkohësisht, edhe Ukraina u përball me sulme me raketa në të gjithë territorin e vendit. Por, Moska zyrtare e mohoi të ketë sulmuar Poloninë. 

Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.3%, ndërsa sektori i automjeteve realizon humbjet më të mëdha, në rënie me 2%.

Edhe shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rënie, ndërkohë që liderët e G20-ës po zhvillojnë samitin në Bali të Indonezisë.

Referuar të dhënave të tjera, inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar preku nivelin më të lartë në 41 vitet e fundit, prej 11.1%, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.