RTSH 24 Live

Politikë

Burri i vuri flakën gruas në Gjirokastër, Basha: PD do ndërmarrë hapa ligjorë!

29/07/2021

Burri i vuri flakën gruas në Gjirokastër, Basha: PD do ndërmarrë hapa ligjorë!

Kreu i PD-së Lulzim Basha reagoi lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Gjirokastër, ku një 72-vjeçar leu me benzinë dhe i vuri flakën bashkëshortes së tij reagoi. Duke e konsideuar krim të tmerrshëm zoti Basha tha se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet. “Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkruan në rrjete sociale lideri demokrat.