RTSH 24 Live

Sociale

Burgu i Pojskës, nis zhvendosja nga IEVP 325 e 54 grave të burgosura dhe të paraburgosura

09/07/2024

Burgu i Pojskës, nis zhvendosja nga IEVP 325 e 54 grave të burgosura dhe të paraburgosura

Gratë e burgosura dhe të paraburgosura të cilat vuanin dënimin pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale i njohur ndryshe 325 janë zhvendosur tashmë në burgun e Pojskës, kjo për arsye se burgu i grave në Tiranë në vazhdim do të funksionojë vetëm si burg i hapur.

Sipas burimeve, në këtë institucion do të mbahen të dënuarit në gjysmë liri, ata të cilët shkojnë në burg vetëm natën, pasi ditën punojnë ose do të ndjekin një shkollë.

Burgu i Pojskës në Pogradec është një godinë e re, e sigurisë së zakonshme dhe me standartet e kërkuara.

Puna për rikonstruksionin e godinave dhe përshtatjen e tyre në një institucion të vuajtjes së dënimit ka nisur që prej vitit 2020 dhe tashmë çdo gjë është gati për funksionimin e tij. 

Në burgun e Pojskës parashikohen të vendosen afërsisht rreth 110 të dënuar.

Gazetare Enea Prenjasi

/rtsh.al/