RTSH 24 Live

Aktualitet

Burgjet zbusin masat, rikthehen takimet me familjarët dhe lejet e veçanta

10/06/2021

Burgjet zbusin masat, rikthehen takimet me familjarët dhe lejet e veçanta

Pas 15 muajsh ndalim për shkak të pandemisë, nga 14 qershori të dënuarit në burgjet e vendit do të mundët të kenë takime me familjarët e tyre. Lehtësimi i masave anti-covid brenda qelive u njoftua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një takim me drejuesit e burgjeve.

Për të miturit e dënuar do të lejohen 4 takime në muaj, ndërsa do të vijojë komunikimi online përmes aplikacionit Skype mes të burgosurve dhe familjarëve. Për të burgosurit do të rikthehen edhe lejet e veçanta, por vetëm për një motiv.

Sipas Gjonajt, deri më tani në burgje kanë rezultuar pozitivë me covid 19 204 të dënuar, ndërsa kanë humbur jetën prej tij 2 të dënuar me semundje shoqëruese, si edhe 7 punonjës të policisë dhe stafit civil.