RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Burg për autorin e dyshuar të vrasjes

06/03/2021

Burg për autorin e dyshuar të vrasjes

Nën masa të shtuara sigurie Hansi Jonuzaj, 44 vjecari i akuzuar për vrasjen e Tauland Gjikajt doli sot para gjykatës së Vlorës për vlerësimin e masës së sigurisë. Akuza u përfaqësua nga prokurori Kledjan Llaho, i cili kërkoi arrest në burg për Jonuzajn, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Albert Spiro. Jonuzaj akuzohet për vrasje me paramendim në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Jonuzaj përfundoi në pranga pasditen e së mërkurës, vetëm pak orë pas ekzekutimit të 31 vjëcarit Taulant Gjikaj. Gjatë seancës Jonuzaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim, ndërsa nga hetimet dyshohet se I arrestuari ishte në rolin e shoferit, që largoi nga vendngjarja edhe autorin tjetër, I shpallur në kërkim. Gjikaj dhe autorët e dyshuar kanë qenë miq me njëri-tjetrin, por ndyshimet për një borxh që u ka patur këtyre të fundit kanë çuar në vrasjen e Gjikajt. Vrasja u bë rreth  në rrugën Trans-Ballkanike në Vlorë, pranë Gjykatës së Apelit në një orar me lëvizje të shumta, teksa kamerat e sigurisë së objekteve pranë filmuan gjithçka.