RTSH 24 Live

Televizion

Bungo: RTSH të mbyllet për 6 muaj që të ristrukturohet!

05/11/2021

Bungo: RTSH të mbyllet për 6 muaj që të ristrukturohet!

Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH Leka Bungo ka propozuar të premten mbylljen për 6 muaj të RTSh, me synim ristrukturimin e kësaj media mublike sipas kërkesave të kohës. " RTSH duhet të mbyllet 6 muaj. Dhe të gjithë punonjësit të largohen me ligj, dhe të rikthehen ata që duhet të rikthehen, dhe të mos rikthehen ata që nuk duhen. Kjo gjë ka precedentë, ka ndodhur në Greqi para tre vitesh. Kam takuar njerëz atje dhe më kanë sqaruar mekanizmin. Edhe Spanja e ka bërë para 7 vjetësh" tha zoti Bungo në komisionin parlamentar të edukimit dhe informimit.

Sipas Kreut të Këshillit Drejtues të RTSH kjo është e domosdoshme. "Në këtë periudhe 6 mujore, të ngrihen Komisione serioze profesionale për gazetari, krijmtari, kanto, që të bëhen audicione serioze profesionale. Aktualisht kemi 1150 punonjës, nga të cilët i keni në kafe tani, minimum po them. Sa që shpesh kam unë turp kur i shoh, se ata nuk para turpërohen. Një operacion i tillë është shumë i vështirë, i dhimbshëm, por i domosdoshëm, që të mos bëjmë sikur bëjmë reforma. Nëse doni si Komision të hyni në histori për një revolucion të vërtet në media është ky.  Ata njerëz do ikin 6 muaj, por do paguhen. Aman e dimë që pas 6 muajsh e dimë që do kemi një RTSH që do bëjë atë që duhet të bëjë”, tha zoti Bungo në komisionin parlamentar të edukimit dhe informimit.

.