RTSH 24 Live

Botë

Bullgaria shuan shpresat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: Asnjë shans që të heqim veton

23/06/2022

Bullgaria shuan shpresat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: Asnjë shans që të heqim veton

Ish-kryeministri bullgar Kiril Petkov ka shuar shpresat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Petkov ka deklaruar se nuk ka asnjë shans që Bullgaria të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë samitit të BE që mbahet sot në Bruksel. Por Petkov nënkuptoi se një zgjidhje e afërt mund të vijë ditët në vijim. Mbrëmjen e 22 qershorit, Parlamenti bullgar rrëzoi qeverinë. Pas rënies së saj, asnjë parti politike në Bullgari nuk dëshiron të humbasë "fytyrën" përpara zgjedhjeve të parakohshme.

Ish-kryeministri sipas Euractiv vijon të jetë i mendimit se parlamenti duhet të miratojë një rezolutë që lejon heqjen e vetos, bazuar në miratimin e propozimit të Presidencës francize, por sipas tij, kjo nuk i takon atij.

Petkov theksoi se parlamenti bullgar duhej të japë dritën jeshile për heqjen e vetos dhe vetëm atëherë ai do të bënte lëvizjen e tij që duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris. “Kjo është ajo që do t'u them liderëve të BE-së”, tha ai.

Ai theksoi se opozita bullgare përdori çështjen maqedonase për të shantazhuar kabinetin e tij sa herë që kishin frikë se do të zbulohej korrupsioni që nga koha e tyre në detyrë.

/rtsh.al/