RTSH 24 Live

Botë

Bullgari, bie qeveria e Kiril Petkov, 123 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit

22/06/2022

Bullgari, bie qeveria e Kiril Petkov, 123 deputetë votuan pro mocionit të mosbesimit

Rrëzohet qeveria e kryeministrit Kiril Petkov në Bullgari. Mocioni i mosbesimit i bërë sot (22 qershor) në parlament nga opozita është votuar me 123 vota pro dhe 116 kundër.

Qeveria e kryeministrit Kiril Petkov, u zgjodh më 13 dhjetor 2021. Para formimit të saj, vendi shkoi në zgjedhje tre herë, një rekord në historinë e Bullgarisë. Vetëm parlamenti i zgjedhur më 15 nëntor, arriti të emërojë një kabinet.

Pengesë e madhe e kesaj qeverie ishte edhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton. Që në ditët e para të qeverisjes së tij, Petkov dhe këshilltari i tij për politikë të jashtme, ndoqën një politikë të njëanshme ndaj Shkupit, duke anashkaluar ministrinë e Jashtme, si dhe vendimet e marra unanimisht në vitin 2019.