RTSH 24 Live

Rajon

Bukuresht, Parlamenti refuzon kandidatin e propozuar për kryeministër

21/10/2021

Bukuresht, Parlamenti refuzon kandidatin e propozuar për kryeministër

Siç pritej, parlamenti rumun refuzoi sot kandidaturën e Dacian Ciolos për postin e kryeministrit, si edhe propozimin e tij të kabinetit.

Ciolos, udhëheqës i partisë së vogël ekoliberale USR, nuk kishte ndonjë mundësi, sepse nuk kishte asnjë partner koalicioni.

Refuzimi i Ciolos intensifikon një krizë udhëheqëse gjashtëjavore.

Aktualisht, kryeministri Florin Citu i partisë konservatore PNL po qeveris Rumaninë në baza të përkohshme, pas miratimit nga parlamenti i një vote mosbesimi ndaj tij dy javë më parë.

Gjashtë javë më parë, koalicioni qeverisës i PNL dhe USR u shpërbë.

USR akuzoi Citu për një stil autokratik udhëheqjeje, duke thyer marrëveshjet e koalicionit dhe mungesën e vullnetit për të reformuar.

Presidenti Klaus Iohannis kishte propozuar Ciolos si kandidat për postin e kryeministrit pa dhënë një arsye.

Tani Iohannis duhet t’i bëjë një propozim të ri parlamentit.

Nëse edhe kjo dështon, mund të ketë zgjedhje të parakohshme./ATSH