Fshati Kosmaç në bashkinë e Vau Dejës është një ndër prodhuesit kryesorë të perimeve në qarkun Shkodër. Banorët e kanë të bazuar ekonominë e tyre kryesisht në bujqësi. Myzafer Salihi, ndonëse në moshë të thyer, kujdeset çdo ditë për seren e tij të vogël. Ndryshe nga shumica e banorëve të cilët merren me tregtimin e produkteve bujqësore, ai kultivon vetëm për konsum familjarë.
“Mbjell perime sa për konsum familjar, pak speca, pak domate”, tha Myzafer Salihi, banorë i fshatit Kosmaçit.
Krahas perimeve, Myzaferi ka të kultivuar edhe një sipërfaqe të konsiderueshme me misër. Bujqësia dhe toka ka qenë burim i jetesës së kësaj zone historikisht thotë ai.
Kosmaçi numëron rreth 84 hektarë sera duke e bërë një nga zonat më të rëndësishme të prodhimit të produkteve bujqësore, sidomos për veriun e vendit.
/RTSH/