RTSH 24 Live

Europë

Bruksel, NATO ul flamujt në gjysmështizë pas tërmetit në Turqi

08/02/2023

Bruksel, NATO ul flamujt në gjysmështizë pas tërmetit në Turqi

Flamujt në selinë e NATO-s u ulën të mërkurën në gjysmështizë për të treguar solidaritet për shkak të viktimave nga tërmeti katastrofik i 6 shkurtit në Turqi.

Flamujt e 30 vendeve aleate para selisë së NATO-s në Bruksel të Belgjikës, do të qëndrojnë të ulur deri të enjten në mbrëmje, në shenjë solidariteti me Turqinë dhe popullin turk si dhe për ata që humbën jetën nga tërmeti.

Në deklaratën e Misionit të Përhershëm të Turqisë në NATO në rrjetet sociale thuhet se “falënderojmë sinqerisht aleatët tanë për këtë mesazh domethënës dhe solidarizues dhe për ndihmën që i kanë dërguar vendit tonë që nga dje”.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesku deklaroi se vendet anëtare të NATO-s kanë mobilizuar përpjekjet e ndihmës për të mbështetur ata që kanë nevojë për ndihmë në zonën e tërmetit.

 

/ rtsh.al /