RTSH 24 Live

Kosova

Brnabiç me serbët në veri të Kosovës, respekton reciprocitetin e targave: Interesi ynë është paqja dhe stabiliteti

05/09/2022

Brnabiç me serbët në veri të Kosovës, respekton reciprocitetin e targave: Interesi ynë është paqja dhe stabiliteti

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka zhvilluar një takim me serbët në veri të Kosovës, duke u përcjellë atyre mesazhet e paqes ë stabilitetit. Brnabiç tha se Serbia do të mbështesë gjithmonë serbët në Kosovë, ndërsa u bëri thirrje atyre të ruajnë qetësinë.

"Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi, stabilitet ë tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç, që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi. Gjithnjë do të mund të mbështeteni në Serbinë tuaj. Jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik, kemi arritur të ruajmë qetësinë. Interesi i popullit serb është paqja ë stabiliteti. Në pesë vitet e fundit kemi investuar shumë më tepër se në vitet e kaluara", tha Brnabiç.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Brnabiç ka respektuar eë reciprocitetin e targave, ku ka mbuluar flamurin ë simbolet serbe në makinën e saj. Reciprociteti i targave është një çështje që ka nxitur tension mes Serbisë ë Kosovës ku ende nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve për këtë pikë.

Makina me të cilën lëvizi Brnabiç

Kjo është vizita e parë e Brnabiç në Kosovë pas zgjedhjes si kryeministre e Serbisë, në vitin 2017.

/rtsh.al/