RTSH 24 Live

Kosova

Bregu perëndimor i SHBA në flakë, rrëzohet helikopteri

13/07/2021

Bregu perëndimor i SHBA në flakë, rrëzohet helikopteri

Pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës sërish nën pushtetin e flakëve.

Nga Kalifornia në Oregon, tek Nevada dhe Arizona temperaturat e larta në nivele rekord kanë shkaktuar dhjetëra vatra zjarri duke djegur deri në këto momente një sipërfaqe prej 300 mijë hektarësh.

Në Arizona një operacion për shuarjen e këtyre zjarreve u kthye në tragjedi pasi helikopteri i zjarrfikësve u rrëzua duke iu marrë jetën dy personave që ndodheshin në bord./A2