RTSH 24 Live

Aktualitet

Botohet Guida Arkeologjike e Devollit

13/04/2021

Botohet Guida Arkeologjike e Devollit

Guida Arkeologjike e Devollit është botimi më i ri i mundësuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, e cila vjen menjëherë pas Guidës Arkeologjike të Maliqit duke bërë të njohura për turistët e vizitorët informacione të vlefshme mbi atraksionet e një zonë shume të pasur si Devolli. Kjo guidëështë e ndërtuar në dy variante shqip anglisht dhe shqip frëngjisht ndërsa mendohet që të ketë jetëgjatësi për shkak të informacioneve të bollshme dhe të vlefshme për turistët e vizitorët. Arkeologu Florenc Cenolli, i cili është edhe një nga autorët e kësaj guide tregon disa nga vlerat arkeologjike të zonës së Devollit të cilat janë të përfshira në këtë guidë:

Aktualisht specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore janë duke punuar për guidën arkeologjike të Kolonjës, ndërsa mendohet që të vijohet edhe me guidën e Pogradecit e Pustecit çka do të kompletojë guidën arkeologjike të të gjithë qarkut të Korçës.