RTSH 24 Live

Sociale

Botohet “Antologji e Gazetarisë Shqiptare (1913-1915), qindra artikuj dhe publikime shohin sërish dritën e botimit

25/11/2022

Botohet “Antologji e Gazetarisë Shqiptare (1913-1915), qindra artikuj dhe publikime shohin sërish dritën e botimit

110 vjetorit i ngritjes se flamurit ka bërë bashkë Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë dhe Shtëpinë Botuese Saraçi, të cilët kanë promovuar librin "Antologji e Gazetarisë Shqiptare (1913-1915)", në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ky botim pasqyron rrugëtimin e gazetarisë sonë kombëtare ne vitet e para te themelimit te shtetit shqiptar.

Libri vjen si një përmbledhje artikujsh gazetareske dhe është një dëshmi e emanacipimit shoqëror të intelektualeve shqiptare të fillimin e shekullit të 20.

Pasuria dhe larmia e shkrimeve na sjell informacion rreth ngjarjeve më të rëndësishme të kohës ne qytetet kryesore shqiptare si: Elbasan, Vlorë, Janine, Manastir, Shkodër, Korçë etj.  

Ky botim voluminoz përmban 86 autore bibliografike dhe është një pasqyrim autentik i figurave historike te kohës. Lexuesi do te mund te gjeje shkrime te gazetarëve dhe publicistëve të kohës, si:  Mustafa Qulli, Faik Konica, Terenc Toci, Haki Glina, Fan Noli, Gjergj Fishta, Asdreni.

/rtsh/