RTSH 24 Live

Ekonomi

Borxhi ndaj OSHEE arrin 687 milionë euro

05/10/2022

Borxhi ndaj OSHEE arrin 687 milionë euro

Borxhet e prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike arritën në fund të 8-mujorit të këtij viti 687 milionë euro, njofton Enti Rregullator i Energjisë.

Borxhet më të mëdha i kanë institucionet e administratës dhe biznesit. Shifrat periodike të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se biznesi kishte një borxh mbi 12 miliardë lekë në fund të gushtit me një rritje prej 5.5 për qind në raport me fundin e vitit 2021.

Familjarët nga ana tjetër kanë vijuar të ulin borxhin e tyre të energjisë pavarësisht se janë mbajtësit e 56 për qind të totalit të tij. 

Institucionet buxhetore kanë rritur detyrimet ndaj OSHEE me 3 për qind kurse familjarët ulën këtë borxh me 4 për qind.

Borxhlinjtë më problematikë të OSHEE-së përfshijnë ndërmarrjet publike.

Peshë kryesore zënë ato të ujësjellës-kanalizimeve për të cilat nisi një plan shlyerjeje të miratuar nga dy ministri ajo e Financave dhe Ekonomisë dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

/ rtsh.al /