RTSH 24 Live

Kosovë

Borrell: Jam dakord me Stoltenberg, Kosova të mos përshkallëzojë situatën në veri

28/05/2023

Borrell: Jam dakord me Stoltenberg, Kosova të mos përshkallëzojë situatën në veri

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se pajtohet me qëndrimin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg sa i përket situatës në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se Kosova të mos marrë hapa të njëanshëm, destabilizues.

Fola me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues. Vlerësoni koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet @EULEXKosovo dhe @NATO_KFOR në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt”, shkroi Borrell.

 Ndërkaq, më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë për situatën në veri, por ndërtesat e komunës janë të shtetit të Kosovës, prandaj ato, sipas tij, nuk “janë marrë dje dhe nuk do të merren asnjë ditë tjetër”.

Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj, do të ishte mospërmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës, dhe do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë”, tha Kurti.

Më 26 maj, grupet e serbëve lokalë kundërshtuan hyrjen në zyrat e tyre të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit, duke u përplasur me policinë e Kosovës dhe duke krijuar tensione të cilat sollën edhe reagimin e ndërkombëtarëve.

/rtsh.al/