RTSH 24 Live

Botë

Borell: KE po vlerëson sanksione ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe Mianmarit

23/02/2021

Borell: KE po vlerëson sanksione ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe Mianmarit

Në përgjigje të puçit ushtarak në Mianmar, BE është e gatshme të miratojë masa kufizuese kundër atyre që janë drejtpërdrejt përgjegjës, deklaroi Këshilli i Jashtëm i BE-së.

“Bashkimi Europian do të përpiqet të shmangë masat që mund të kenë pasoja negative mbi popullin e Mianmarit, veçanërisht më të prekshmit. Këshilli fton Përfaqësuesin e Lartë dhe Komisionin Europian të hartojnë propozimet e duhura në këtë drejtim”, shpjegon dokumenti.

“Rusia është në një rrugë konflikti me BE. Në çështjen Navalny ka gjithashtu një refuzim të qartë për të konsideruar vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ne do të kemi një diskutim të rëndësishëm se si të reagojmë”, deklaroi përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, gjatë një bisede video me sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.

Sipas disa burimeve diplomatike, drita jeshile politike pritet nga takimi për sanksione të synuara ndaj zyrtarëve rusë ose oligarkëve për rastin e Alexei Navalny dhe shtypjen e demonstruesve.

Masat kufizuese të synuara mund të vendosen gjithashtu për Mianmarin, për “shkelje të të drejtave të njeriut” dhe për Bjellorusinë, ku “shtypja po rritet, me frikësimin e popullsisë dhe shoqërisë civile”. /ANSA