RTSH 24 Live

Aktualitet

Borell: Hap vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE-së!

16/07/2022

Borell: Hap vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE-së!

Shefi i Politikës së Jashtme në BE-, Joseph Borell ka reaguar pozitivisht pas  me miratimit të propozimit francez nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave.

"Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar propozimin francez. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta" u shpreh zoti Borell.