RTSH 24 Live

Europë

Borell: Bullgaria më fleksibël për çështjen e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor

08/10/2021

Borell: Bullgaria më fleksibël për çështjen e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor
 

Shefi i diplomacisë i Bashkimit Evropian, Josef  Borell deklaroi sot se Bullgaria duhet të jetë më fleksibël për çështjen e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Bullgaria e ndalon hyrjen në Maqedoninë e Veriut, e cila është anëtare e NATO-s, në BE, për shkak të mospajtimit me Shkupin rreth çështjes së gjuhës.

“Mendoj se Bullgaria duhet të shfaqë fleksibilitet më të madh për këtë çështje, që e bllokon fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, deklaroi Borell.

Paraprakisht, këtë javë, në samitin në Slloveni, liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian premtuan anëtarësim e gjashtë vendeve ballkanike duke përsëritur premtimet e dhëna të para 18 viteve, por refuzuan që ta caktojnë vitin 2030 si datë të fundit për pranim dhe duke u frikësuar për reagim në vendet e tyre për shkak të çështjes së nxehtë të migrimit.