RTSH 24 Live

Ekonomi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ul me 4 lekë naftën

18/06/2022

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ul me 4 lekë naftën

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve, kësaj radhe duke ulur me 4 lekë çmimin e naftës. Ulje ka pësuar edhe i benzinës me 236 lekë/litri, nga 241 lekë litri i vendosur 1 ditë më parë. Ndërsa çmimi i gazit  ka mbetur i pandryshuar duke u shitur me 86 lekë litri.

Këto çmime hynë në fuqi sot dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet", thuhet në njoftimin nga Bordi.

/rtsh.al/