RTSH 24 Live

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet me 5 lekë çmimi i naftës edhe benzina do kushtojë më pak! S’ndryshon gazi

19/05/2022

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet me 5 lekë çmimi i naftës edhe benzina do kushtojë më pak! S’ndryshon gazi

Çmimi i naftës dhe benzinës ka pësuar sërish ulje. Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për përcaktimin e çmimeve të reja për karburantet, ku çmimi i naftës ka pësuar rënie me 5 lekë, nga 234 në 229 lekë për litër.

Po ashtu është ulur edhe çmimi i benzinës, ku nga 237 lekë për litër, tashmë do të tregtohet me 229 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, 90 lekë për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot (19 Maj) në orën ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 229ekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 217 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/