RTSH 24 Live

Ekonomi

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës dhe benzinës ulet, gazi nuk ndryshon

25/11/2022

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës dhe benzinës ulet, gazi nuk ndryshon

Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja të karburanteve. Nafta dhe benzina kanë pësuar ulje të çmimeve, ndërsa ai i gazit ka mbetur i pandryshuar. Nga sot nafta do të shitet 211 lekë/litri, benzina 194 lekë/litri ndërsa gazi vijon të mbetet i pandryshuar duke u shitur 71 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër”, thuhet në njoftimin nga Bordi i Transparencës.

/rtsh.al/