RTSH 24 Live

Ekonomi

Bordi i Transparencës: Bie me 6 lekë çmimi i naftës dhe 2 lekë çmimi i benzinës, gazi nuk ndryshon

21/07/2022

Bordi i Transparencës: Bie me 6 lekë çmimi i naftës dhe 2 lekë çmimi i benzinës, gazi nuk ndryshon

Është ulur sërish çmimi i naftës dhe benzinë në vend, ndërsa gazi vijon të jetë i pandryshueshëm. Nga sot nafta do të shitet 6 lekë më lirë duke shkuar në vlerën e 232 lekëve, ndërsa benzina 2 lekë më lirë duke shkuar në vlerën e 216 lekë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës në datë 21 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

????Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

/rtsh.al/