RTSH 24 Live

Lifestyle

Bora siberiane e ndotur me mikroplastikë

23/03/2021

Bora siberiane e ndotur me mikroplastikë

Shkencëtarët rusë po përpiqen të kuptojnë shkallën e rrezikut të mundshëm nga prania e mikroplastikës në borën siberaiane, e cila përbën një kërcënim të madh për mjedisin në atë rajon.

Për shkëncetarët është shumë shqetësuese që ndërsa bora shkrihet gradiualisht, mikroplastika depërton në ajër.  Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Tomskut (TSU) thonë se ata kanë mbledhur mostra dëbore nga 20 rajone të ndryshme siberiane – nga malet Altai në Arktik – dhe se gjetjet e tyre paraprake konfirmojnë praninë e fibrave plastike në dëborë, të cilat transmetohen nga ajri në distancë pjesë të shkretëtirës siberiane, shkruan Reuters. “Është mjaft e qartë që mikroplastika nuk gjendët vetëm në lumenj dhe dete, por edhe në tokë dhe në organizma të gjallë, madje edhe në atmosferë”, tha Julia Frank, drejtore shkencore e Qendrës Siberiane për Mikroplastikë në Universitetin e Tomsk.

Mikroplastikat, të cilat formohen kur copa më të mëdha të mbeturinave plastike shpërbëhen me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë gjenden në ajër, ushqim, ujë të pijshëm dhe madje edhe në akullin Arktik. Shkencëtarët shqetësohen gjithnjë e më shumë se kanë frikë se mikroplastikat mund të rrezikojnë shëndetin e njeriut dhe florën dhe faunën detare, megjithëse ende nuk ka konsensus për këtë çështje. Shkencëtarët nga Universiteti i Tomsk më parë kanë zbuluar mikroplastikë në traktin tretës të peshqve të kapur në lumenjtë siberianë